Shpihozë për Bebe
Përshkrimi
Kjo shpihozë për bebe është ideale për rehati dhe komoditet gjatë gjithë ditës. E punuar nga material i butë dhe elastik, është shumë e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme të bebes dhe siguron ndjesi të këndshme gjatë veshjes.
Dizajni praktik me kopsa në pjesën e poshtme e bën ndërrimin e pelenës të shpejtë dhe të lehtë, ndërsa mëngët e gjata dhe këmbëzat e mbyllura ndihmojnë në ruajtjen e ngrohtësisë. Motivi me vija dhe ngjyra neutrale i jep shpihozës një pamje të thjeshtë dhe moderne, të përshtatshme si për vajza ashtu edhe për djem.
Dërgesat & Transporti
Kosovë : 1-2 ditë pune
Shqipëri & Maqedoni: 3-5 ditë pune
