Karrocë Kidilo - Set 3në1
Përshkrimi
Karroca Kidilo është një karrocë multifunksionale e projektuar për të ofruar komoditet maksimal për foshnjën dhe praktikë për prindërit. Me dizajn modern dhe strukturë të qëndrueshme, kjo karrocë mund të përdoret që nga lindja deri rreth moshës 4 vjeç. Sistemi 3-në-1 përfshin shtratin që shndërrohet edhe në ulëse për fëmijën si dhe maksikozën (car seat) që mund të vendoset edhe në karrocë dhe të përdoret në veturë.
Ulësja është e transformueshme dhe mund të përdoret si shtrat për të porsalindur ose si ulëse për fëmijën, duke e bërë karrocën të përshtatshme për faza të ndryshme të rritjes. Maksikoza mund të vendoset direkt në kornizën e karrocës dhe gjithashtu përdoret si ulëse për veturë, duke e bërë transportin shumë më të lehtë.
Karroca është e pajisur me goma me mbushje silikoni, të cilat ofrojnë stabilitet, lëvizje të butë dhe nuk shpohen. Mekanizmi paluese e bën shumë praktike për transport dhe ruajtje. Për më shumë funksionalitet, karroca vjen edhe me çantë për gjërat e nënës, ideale për ruajtjen e aksesorëve të bebit gjatë shëtitjeve.
Specifikimet Teknike
|
Karakteristika |
Përshkrimi |
|
Modeli |
Kidilo K08M+C |
|
Lloji |
Karrocë multifunksionale 3 në 1 |
|
Mosha e përdorimit |
0 – 4 vjeç |
|
Funksioni i ulëses |
Shndërrohet në ulëse ose shtrat |
|
Maksikoza |
Përdoret në karrocë dhe në veturë |
|
Gomat |
Me mbushje silikoni (anti-shpim) |
|
Sistemi i palosjes |
Karrocë paluese për transport të lehtë |
|
Korniza |
Metal e qëndrueshme |
|
Aksesorë |
Çantë për gjërat e nënës |
Dërgesat & Transporti
Kosovë : 1-2 ditë pune
Shqipëri & Maqedoni: 3-5 ditë pune
